Seanca e parë e procesit kundër Sharpeletit në Vatikan
Me diskutimin e çështjeve, që mund të mos e çonin punën në gjyq, u hap sot në Vatikan
procesi kundër Klaudio Sharpeletit, teknikut informatik të Sekretarisë së Shtetit,
që akuzohet për favorizim në çështjen e vjedhjes së dokumenteve të rezervuara nga
ana e ish-ndihmësit të dhomës së Papës, Paolo Gabriele. Avokati i tij kërkoi të anullohej
vendimi për hedhjen në gjyq të informaticienit, duke paraqitur një pasaktësi në aktakuzë,
por pretendimi i tij u hodh poshtë. Seanca e ardhshme do të mbahet të shtunën, më
10 nëntor. Gjatë saj do të dëgjohen i akuzuari dhe dëshmitarë të tjerë të mbrojtjes.