2012-11-05 13:35:25

Më 5 nëntor kalendari përkujton shën Guido Maria Konfortin


Jetëshkrim i Guido Maria Konforti-it(1865 – 1931), themelues i Shoqërive të Përshpirtshme të Shën Françesk Saverit për Misionet e jashtme. Guido Maria Konforti lindi në Ravadeze(Parma, Itali), më 30 mars 1865 e po atë ditë edhe u pagëzua, për të ndjekur, në rritje, rrugën e meshtarisë. Më 1895 themeloi Shoqërinë e Përshpirtshme të Shën Françesk Saverit, në shërbim të misioneve të jashtme. “Misionarët Saverianë” nisën të shpërndahen në të katër anët e botës, për ungjillëzimin e njerëzve, që nuk e njihnin Krishtin. Katër vjet më pas nisi dy sivëllezërit e parë drejt Kinës. Drejtoi, në vijim, dioqezat e Ravenës e të Parmës, deri në vitin 1928, kur u nis edhe ai vetë në Kinë, për të vizituar misionarët saverianë. Jeta e tij qe rendje e vazhdueshme në shërbim të Ungjillit: hapi shkolla, përgatiti katekist, kremtoi Javën e parë katekistike në Itali, vizitoi katër herë të gjitha famullitë, që i qenë besuar, kremtoi dy sinode dioqezane, mori pjesë në disa kongrese eukaristike, drejtoi shtypin katolik, misionet në gjirin e popullit, formimin e klerit e të laikëve.
Fjeti në Tënzonë më 5 nëntor 1931, duke lënë pas famën e virtyteve e jehonën e dy mrekullive, bërë me ndërmjetësimin e tij në Burundi e në Brazil,
Na kujton se të ecësh në rrugën e shenjtërisë, do të thotë të bësh, thjeshtësisht e përvujtërisht, vullnetin e Zotit në çdo çast të jetës, me zell të zjarrtë për shpëtimin e të gjithë njerëzve, sepse – sipas fjalëve të tij - ipeshkvi nuk shugurohet vetëm për një dioqezë, por për shëlbimin e mbarë botës.
U shpall i Lum nga Gjon Pali II më 17 mars 1996, Shenjt, nga Benedikti XVI me.







All the contents on this site are copyrighted ©.