2012-11-02 10:11:00

Lutjet e besimtarëve i ndihmon shumë shpirtrat e të dashurve tanë të vdekur


Lutjet e të gjallëve mund t’i ndihmojnë shumë shpirtrat që vuajnë akoma në Purgator.
Shën Gjon Gojarti thoshte: “Duhet t’i ndihmojmë të vdekurit jo me lot, por me uratë, me lëmoshë e me vepra të tjera bamirësie”.
Ndërsa Shën Agostini shkruan: “Një lot për të vdekurit avullohet, lulja mbi varr fishket, ndërsa urata arrin deri në zemrën e të Tejetlartit”.
Prandaj mund të themi se ekziston një letërsi e tërë me lutje për shpirtrat e të vdekurve, nga të cilat zgjodhëm ‘Uratë për shpirtën të Burgatorit’ dhe lutjen që përsëritet në Rruzaren për shpirtrat e Purgatorit

Uratë për shpirten të Burgatorit
(Shkrue nga dom Ndré Mjeda)
O i dashtuni Jezu Krisht, kí mëshrier per atà shpírten të shkretë, qi janë tui hjekë gjith atò mundime në flakë të Burgatorit. Ti per ta je mishnue e bâmun nieri, ké bájtë mundime e ké dekë në kryq. Ah! Kí mëshrir per ta; ndiej, o Zot, gjamët e tyne, e per meritime të mundimeve të tua, faljau pêndesen qi kanë detyrë me bâ per mëkate të veta, e premtò qi të vîjnë e të gëzojnë sá mâ parë pagjen e driten e jetës së pasosme. Ashtu kjoftë.
(Nga oficja “Visari shpirtnuer)

Rruzarja për shpirtën të Purgatorit
Epjau, o Zot, pushimin e pasosun
E i ndritët drita e pambarueme!
Pushofshin në paqë,
Ashtu kjoftë!
Me këtë uratë tradicionale po e përfundojmë edhe antologjinë tonë të shkurtër kushtuar temës “Vdekja dhe ringjallja në kulturën shqiptare”, në ditën e fundit të nëntorit, kushtuar kujtimit të të dashurve të vdekur.







All the contents on this site are copyrighted ©.