N’atë rrahe t’dekne mbrenda vorrit t’errshem Tash plûhën jé. Ata dy sŷ t’janë errun, Kû
qiella prirej me sá hana e diella Terthores s’eper m’sharte vrejn t’njerzimit! 5 T’janë
sosun fjalët e ambla e plot urtí, E ai zâ t’âsht kputë, i cilli bite m’zemër Si
kumbë liret t’tingllueshme, qi prej s’largut Ndihet tue rá, kur dora e prekë e
msueme! Ehu! po; “deka, qi baras m’derë t’pellazvet 10 Trakllon,
si m’trinë t’kolibavet,” ku i vorfni Me lot njomë buken, tý edhè ajo ke dera T’traklloi,
e ti kalove porsi voesa E natës kalon, kur dielli vjen me shndritun Mbi kobe
t’dheut. Sot përmbi vorr t’kanë bijtun 15 Hithat e
madergona! ’I kryq dullijet, Qi e pershpirtshme nji dorë t’a vû te kryeni, Nder
to ka hupë, as tjeter send trishtimin E vorrit nuk t’a zbutë, posë va’it t’trishtueshem Të
hutit t’natës, qi neper curra t’malit 20 Dhimbshem
në rreze t’hanës rrin tue gjimue! . . . Njai grumbull gursh, qi m’vorr t’randon
përsypri, Vetë gjaksorit t’pashpirt, qi mbyti nierin, Lugat i duken, n’hikë
kah t’bjen nget vorrit, Edhe t’përqethët atë botë i shkon n’për zêmer. 25 Po,
a thue, krejt deka n’asgjâsend t’përpîni E, posë se do kocijsh edhè ’i grusht plûhen, Nuk
t’la tjeter? Jo! N’prêhen t’Amëshuemit Pjesa ma e mira e jotja ka flutrue Me
gzue n’dritë t’qiellvet, kû pushon dishiri 30 I nierit
t’drejtë, si drita m’sŷ kthiellun. Po, po, se përtej vorrin shpirti i nierit Gjallon
per jetë! Njeky mendim i ambël Deken e zbutë e vorrin bân t’pelqyeshem, Kúr
zêmren fa’i s’e grisë. Prej ktij mendimi 35 As vetë
per tý s’lotova shum, kúr ndjeva Se diqe: se n’mâ t’miren lule t’motit E lae
ti ketë shkretí, kû shuen e Drejta E Paudhnija, kû sundon mizore; Kû i zhyemi
m’vese sod me dorë dhunuese 40 Vesin shinon me Theta
t’zí, e selija M’rrashta t’përgjakshme t’njerzvet m’kambë, ku mbahet. Ehu? po,
se shpirti i yt, kulluet si rrezja E diellit, qi perfton lulet e erandshme, Kúr
bora dêhet, s’mujt me e bajtë qelbsinen 45 E randë t’ktij
sheklli t’zi; por fletët i rrahi Kah jeta e dytë, kû Njai qi rruzullimin N’themel
e dridhë veç me ’i vetimë t’qerpikut: Amshon n’lumni shka Atij t’i ket përgjá. S’kje
toka, jo, për ty kje qiella! 50 E tash, qi vetë jam
tue ravisë kto karta, Ti, kushedi, n’per vrrije t’amëshueme Shkon tue kërkue
për lila e drandofille, Qi s’dijn me u veshkë e ndreqë me ta kunora, Për me
u lulzue mandej ndër t’zjarrtat valle, 55 Qi neper
vrrije rrijn tue kndue t’Parrizit: Kû, fletët e arta bashkë kryqzue me Engjuj, Kndon
Zotit lavde n’për ylbera t’qiellit: A, marrë krejt n’t’pám t’s’hyjnueshmes faqe
t’Zotit, Porsi m’pasqyrë t’kulluet skjyrton shestimin 60 E
rruzullimit, vû prej s’eprës Mende, E cilla n’t’kenun sendet thirri t’tâna Prej
hijevet t’kthellueshme t’asgjâsendit, Kur bâni Ajo furín me heshtë t’thellimit, E
me ’i fuqi t’pamatne prapi terrin 65 E pakthellimit,
qi atje n’t’skajshmet megje T’ktij sheklli ndihet mnershëm tue gjimue, Kah për
ledhe plandoset t’rruzullimit, E atŷ, n’atë dritë plot ambelcim dashtnijet, Qi
porsi lum i kjartë prej Atit t’Dritvet 70 Gjithkah
dikohet neper verë t’Parrizit, Shpirtent e lum krejt m’rreze tu’ i pershi, T’kthiellta
ti i prirë t’vërtetat, t’cillat Hyji Desht t’muzta nierit ma ia lânun t’shkrueme Nder
fletët t’hyjnueshme t’t’amëshuem Ungjillit. 75 Oh!
sá e sá herë, kur n’mbrame shuen natyra, E tjetër s’ndihet, veç se rryma e prronit, Qi
përmallshem gurgllon n’per rrajë e curra, Un, lodhë mbi letra t’t’dijshemvet t’kahmotit, Mbas
t’cillvet fjalën rrij tue lmue shqyptare, 80 Dal në
dritsore me kundrue shatorren! Qi i Lumi t’kthielltë ia vuni rruzullimit, E
kqyri hyjt, qi, thue, se njaq sŷ Zotit Flakojn mbi dhé — kushdi, për me felgrue Nierin,
qi egrue mâ fort prej mnerës s’territ 85 Përbluen punë t’mbrapshta:
— e atë botë mendoj për ty. E, kû ta shoh mâ t’flakshmen tue xhixhllue Nji hýll,
atŷ selín’ un’ tham me vedi, Ti do ta kesh, e sŷt m’atë hýll pa da I nguli,
e m’bâhet si me t’pá. Me emën 90 Un t’thrras atëbotë
n’per terr. Nji váj bylbylit, Qi përmallshem ndër gemba rrin tue kjá Fatin e
vet, e ndoshta, zojt e dashtun, Jehonë m’i bahet t’grishunit; e m’duket Se bisedoj
me ty! . . . Nuk dekka i miri, 95 Jo kurr; e sidomos
nja’, i cili ‘i zêmër E lên mbrapa m’e ankue. Prej vorrit t’errshem, Gjumin
e dekës kû ai ban, na i flet mendimit, Ambel edhè na nzitë kah punët e mbara, E
n’mende t’onë gjallon. — Kur Aleksandri 100 Prej Bregut
t’Matës ngallnjyes u kap ke vorri, Ku shuen idhnimi i Prisit t’Mirmidonvet, Qi
atje nën Shé vorfnoi me aq djalë Ekuben, Iu ndez atŷ flakë zêmra kah lumnija. Mbi
njatë vorr, po, u betue me ngulë flamurin 105 N’skâj
t’dheut, e prej selís’ me i zhdrypun mbretent; E atëherë përpara tij tânë bota
shuejti. Mue edhè, qi sheklli e nji dishir lirijet T’thepisne raven m’ia kanë
shtrue gjallimit, Mue, po, edhè zêmra mbi vorr tand t’përvûjtun 110 M’ndezet
kah punët e mbara e kah burrnija. Përmbi vorr t’and, po, xâ të fortë me e mbajtun Besen
e dhânme — e miqasín e zânme; Për Fé e per Atme n’ball me i dalë rrezikut: Të
ligshtit doren me ia njitë e t’fortin 115 Mos me e
gledhue; kûr t’jét me u thânë e drejta, Mos me i shmangë sŷt’ prej cakut, n’t’cillin
mendja Dishron me u kapë, as kurr mos me u ligshtue Ndër sá t’vishtira, qi t’na
sjellin motet. Po, po! se pre’ atij vorri kam me shkepun 120 Hovin
kah punët e mdhana. Ai kryq dullijet, Mneren e vorrit qi t’a zbutë, ai qanderr Ka
me m’kênë ndër salvimet: Engjlli i Zotit, Qi rojës besnik fuqít t’i pruen mizore, Gjumin
e dekës në vorr mos me t’turbllue, 125 Dér qi të shkimen
n’qiellë e hâna e dielli E t’ngele moti e sheklli mbarë t’rroposet, E t’vije
dita e gjyqit t’rruzullimit, Ai ka për t’m’kênun Zâna. E atëherë pa u tutun Zhgjetat
e prehta e t’zjarrta kah me i prehun, 130 Qi kundra
vesit do t’ia lshoj njerzimit: Atë herë un kangët kam me i ndertue kreshnike, Me
t’cillat botës un do t’ia lâ të shkrueme Se shka viejn armët besnike n’dorë t’Shqyptarit. E
me kangë t’mija ’i përmendar t’madhnueshëm 135 M’vorr
tand kam për t’ndërtue, të cillin moti Me fletë të ngrita kot ka për t’ a rrahun; Pse,
si curr, qi n’mjes t’detit rreh tallazi, Edh’ ai njashtû do t’jesë ndër gjire t’motit Qi
bumbullojn mbi faqe t’rruzullimit. 140 E atë herë prej
bjeshkvet kanë me u djergun Zânat E me të njoma vjollca e drandofille Vorrin
kanë me t’vallue, e kanë me rritun Me shum kujdes per qark selvija t’blerta; E
shtektarit mundqar, qi n’ato hije 145 Ka me xânë vend, me
ndalë pak gjâ t’dihamet, Kanë me i kallzue se sa pjesë qiellet vrani Deka n’atë
vorr. E atë botë i largë shtektari Të lehtë dhén ka me t’urue, e t’paqta e t’buta Shinat
e borën: e, kur n’male t’veta 150 T’dredhojë ke stani,
fmís’ ka me i kallzue Shka ndjeu për tý. E fmija e tij aso bote Emnin t’ and
kanë për t’kndue, e vrrini e bjeshka Gjithmonë i ri, tue njehë furít e mnershme, Ambel
prej emnit t’ and kanë me jehue. 155 Me maje t’briskut kanë
me shkrue mbi lisa Me shkrola t’njohtne veç e prej barivet: Kanë me u rritë
lisat, përse spata as rêja S’e prekin landen, kû âsht ravisë aj emen: E tu’u
rritë lisat kanë me u rritun shkrolat; 160 E kshtu
ma t’kjarta mbas disá qindvjetve Nipat mâ t’vonët kanë me i këndue, e emni Sa
t’bjere dielli tokës ka me t’u kndue.