2012-10-29 13:55:07

Ta bëjmë tonën lutjen e Shën Klementit të Aleksandrisë


Dje Papa e mbylli Meshën përfundimtare të Sinodit me fjalët e Psalmistit: “Vërtetë Zoti bëri për ne mrekulli/ e zemrat na u mbushën me gëzim” (Ps 125, 3). Edhe ne sot i drejtohemi Zotit Jezus, Redemptor hominis e Lumen gentium, me mirënjohje të hareshme, duke bërë tonën lutjen e Shën Klementit të Aleksandrisë:
“Deri më sot ravgova në rrugët e shpresës, në kërkim të Hyjit, por me që Ti më ndriçon, o Zot, e gjej Hyjin përmes Teje, e marr Atin nga Ti, bëhem bashkëtrashigimtar me Ty, sepse Ti nuk pate turp, kur më quajte vëlla.
Ta zhdukim, prandaj, ta zhdukim, harresën e së vërtetës, injorancën e, duke davaritur errësirën, që na e pengon pamjen, si mjegulla syrin, ta kundrojmë Zotin e vërtetë. Sepse një dritë nga qielli ndriti mbi ne, të varrosurit në errësirë e të burgosurit në hijen e vdekjes. Një dritë, më e pastër se drita e diellit, më e ëmbël se jeta mbi dhe”. (Protrettico, 113,2-114,1)







All the contents on this site are copyrighted ©.