2012-10-27 12:50:41

100 vjetori, Kuvendi Shqipërisë nderon klerikët e 4 besimeve


Në përvjetorin e 100-të, të Pavarësisë, Kuvendi i Shqipërisë ka nderuar klerikët e katër besimeve fetare në vend, të cilët kanë kontribuar për Shqipërinë e pavarur, duke iu dhuruar drejtuesve te komuniteteve përmbledhjen e akteve të shtetformimit shqiptar.
Në fjalën e saj, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli vlerësoi shqiptarët si njerëz të civilizuar, pasi siç th ajo, ne dimë të respektojmë njëri- tjetrin. Topalli u ndal tek harmonia fetare, duke shtuar se vetëm një popull i civilizuar si shqiptarët, nderojnë fenë e njëri tjetrit, dhe për këtë tha ajo, ndihemi shumë mirë.
“Të nderojmë komunitetet fetare për atdhedashurinë e tyre, kleriket që në shekuj kanë punuar për gjuhën, për vendin dhe për flamurin, për ta bërë Shqipërinë të pavarur.”- theksoi kryetarja e Kuvendit.
Kuvendi i Shqipërisë sjell një riprodhimin simbolik të Akteve themelore të Shtetit Shqiptar në shenjë mirënjohjeje të thellë për të gjithë kontribuesit në krijimin e shtetit shqiptar.







All the contents on this site are copyrighted ©.