2012-10-26 19:04:25

Eshton e Klinton më 31 tetor vizitojnë Kosovën


Shefja për politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton, do të udhëtojë javën e ardhshme drejt Ballkanit Perëndimor, ka konfirmuar Zyra e BE-së në Prishtinë. Sipas njoftimit të saj, baronesha Ashton do të jetë e pranishme në rajon për një vizitë të përbashkët me Sekretaren amerikane të Shtetit, Hillari Klinton.
“Të mërkurën, më 31 tetor, Eshton dhe Klinton do të vizitojnë Beogradin dhe Prishtinën. Në Serbi, ato kanë planifikuar të takohen me presidentin Nikolliq dhe kryeministrin Daçiq, ndërsa në Kosovë do të takojnë presidenten Jahjaga dhe kryeministrin Thaçi”, thuhet në njoftimin e Zyrës se BE-së.
Eshton dhe Klinton pritet të shprehin mbështetjen e tyre për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.







All the contents on this site are copyrighted ©.