Lindja e Mesme dhe Evropa janë argumentet e audiencës së Papës me presidentin e Qipros.
Paqja në Lindje të Mesme dhe gjendja kritike që përshkon Evropën kanë karakterizuar
sot paradite audiencën e Papës Benediktit XVI me Presidentin e Republikës së Qipros,
Demetris Christofias. “Në takime, zhvilluar në një atmosferë të përzemërt”, saktëson
një njoftim i Sallës së Shtypit të Vatikanit, “janë nënvizuar marrëdhëniet e mira
që ekzistojnë ndërmjet Selisë së Shenjtë e Republikës së Qipros” dhe është folur mbi
rëndësinë e “dialogut e të respektimit të të drejtave njerëzore, mes të cilave edhe
e drejta e lirisë fetare”. E meqenëse Republika e Qirpos, vijon njoftimi, “ushtron
Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian, nuk mungoi as shqyrtimi i situatës
në Evropë. Së fundi, u shpreh urimi, që nismat për dialogun e paqen ndërmjet palëve
në konflikt në Lindje të Mesme të arrijnë sa më parë rezultate pozitive me kontributin
e Bashkësisë Ndërkombëtare”. Pas takimit me Papën, Presidenti qipriot u takua
me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Tarçizio Bertone, i shoqëruar nga
kryeipeshkvin Dominique Mamberti, sekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtete.