2012-10-24 13:11:15

Lefebvrianët: Uiljamson përjashtohet, por mbeten pengesat për rikthimin në Kishë


Imzot Uiljamson, ipeshkvi tradicionalist (ish-anglikan), i shuguruar pa lejen e Papës nga imzot Marcel Lefebvre, përjashtohet nga radhët e vëllazërisë së Piut X. Emri i ipeshkvit ishte për shumë kohë në qendër të vëmendjes së kronikave, sepse mohoi publikisht holokaustin, apo shfarosjen masive të hebrenjve, nga nazistët. E këtë e pati bërë pikërisht një ditë para vendimit të Benediktit XVI për t’ia hequr çkishërimin atij e edhe ipeshkvijve të tjerë të shuguruar në mënyrë të paligjshme. Pas këtij lajmi, ndërmjet Kishës universale e Vëllazërisë së Piut X u krijuan pengesa të reja e, për t’i zhdukur, vijuan edhe diskutime të reja, duke pasur parasysh dëshirën e lefebvrianëve për t’u rikthyer në bashkim të plotë me Kishën Katolike. Lajmi i përjashtimit të ipeshkvit tradicionalsit, që qarkullonte prej ditësh, u dha sot zyrtarisht.







All the contents on this site are copyrighted ©.