2012-10-24 11:13:49

Imzot Massafra hap Vitin e Fesë në Shkodër. Feja na çliron prej pesimizmit


Në ditën e festës së Zojës së Shkodrës, gjatë Meshës së festës kremtuar të hënën e kaluar më 22 tetor në Katedralen e qytetit verior të Shqipërisë, kryeipeshkvi metropolit i kryedioqezës së Shkodër-Pultit, imzot Angelo Masafra hapi solemnisht Vitin e Fesë për kryedioqezën metropolite të Shkodër-Pultit.
Edhe pse e hëna ishte ditë punë, besimtarët katolikë shkodranë e mbushën përplot Kishën Katedrale duke u mbledhur rreth Elterit të Zotit e kryebariut shpirtëror për të nderuar e lutur Pajtoren Qiellore, Zojën e Shkodrës, dhee për të pranuar ftesën e Papës për thellimin e përmbatjes së Fesë në Jezu Krishtin, të ndërgjegjshëm edhe për rëndësinë e rizbulimit të misionit të krishterë në shoqërinë e sotme bashkëkohore. Më poshtë propozojmë homelinë e kryeipeshkvit imzot Angelo Massafra mbajtur gjatë Meshës në Katedralen e Shkodrës, të hënën më 22 tetor.


Qoftë levduar Jezu Krishti!

Përshëndes Imzot Nunci Apostolik dhe e falenderoj per praninë, Pershendes Meshtarë, Rregulltarë, Rregulltare, Juve besimtarë që keni ardhur nga shumë famulli per festen e Zojes se shkodres dhe per fillimin e Vitit të Fesë.

Të dashur, Sot, ne festen tradicionale e Zojes se Shkodres, me gëzim të madh po hapim Vitin e fesë.

Viti i Fesë i shpallur nga Papa Benedikti XVI, ka filluar më 11 tetori 2012, në përkujtim të 50° vjetorit të hapjes së Koncilit të II Ekumenik të Vatikanit dhe të 20° vjetorit të publikimit të Katekizmit të ri të Kishës Katolike, si dhe në përkim me Asamblesë XIII të Përgjithshme të Zakonshme të Sinodit të Ipeshkvijve, që filloi më 7 tetor, mbi temën “ungjillizimin e ri për transmetimin e fesë së krishterë”.E kujtoi se në këtë Sinod në emër të Konferencës Ipeshkvnore Katolike të Shqipërisë merr pjesë ipeshkvi i Rrëshenit, imzot Cristoforo Palmieri.

Këtë festë sivjet e kremtojmë në 100 Vjetorin e Pavarsisë: e sot falënderojmë Hijin e hishtorisë, ata që u angazhuan për këtë dhe dhanë jetën...dhe në të çdonjëri është një gur i gjallë dhe i forët në ndërtimin e shoqërisë sonë dhe të Kishës.

E Viti i Fesë, përkon edhe me Vitin Konstatinian, në vitin 313 bie 1700 vjetori i Ediktit të Milanos, që i dha lirinë fetare krishtënimit.

Më 11 tetor në Romë isha i pranishëm edhe unë, ku mora pjesë në Meshën solemne të Papës, me proçesionin fillestar, Vendosja solemne të Ungjillit mbi Fronin, dorëzimin e 7 mesazheve..E qe shumë domedthënëse edhe Prania i Patrikut Ortodoks të Kostantinopijes Shenjtëria e tij Bartolomeu I dhe prania e Arqipeshkvit të Kishës Anglikane të Kanterburit Williams.

JU PERCJALL BEKIMIN E PAPES.

Koncili II i Vatikanit, Katekizmi i ri i Kishës Katolike dhe Sinodi mbi Ungjillzimin e Ri: janë tri ngjarje që na ndihmojnë për të kuptuar më mirë misionin e Kishës: do të thotë misionin e ungjillëzimit

Të dielën më 21 tetor kemi kremtuar ditën Botërore e Missionit. «Siç më dërgoi mua Ati, ashtu unë po ju dërgoj ju» (Gjn
20,21). Kështu u tha Jezusi i Ngjallur nxënësve, e duke hukatur mbi ta shtoi: «Merreni Shpirtin Shenjt» (rr. 22). Hyji pra është subjekti kryesor i ungjillëzimit të botës, nëpërmjet Jezu Krishtit; por vetë Krishti ka dashur t’ia përçojë Kishës misionin e vet, dhe e ka bërë këtë e vazhdon ta bëjë deri në fund të kohërave duke përçuar Shpirtin Shenjt mbi nxënës.

Në Ungjill dëgjuam atë që Zoja Mari u tha shërbëtorëve: “bëni atë ju thothë...” Edhe neve sot Zoja Bekuar na thothë që të zbatojmë atë që na thotë Jezusi...nëpërmjet Papës dhe Ipeshkvinjve. Jezusi tha “ nëse u pranojnë ju dhe u dëgjojnë ju, do të më pranojnë dhe do të më degjojnë mua...” si dhe Papën Benediktin dhe ipeshkvinj që sot na flasin në emër të Zotit.

Gjatë homelisë, mes tjerash Papa tha: “E tani duhet të kujtojmë atë që e thirri Koncilin II të Vatikanit dhe e përuroi atë: të Lumin Gjonin XXIII. Në Fjalimin e hapjes, ai e paraqiti qëllimin kryesor të Koncilit me këto fjalëa: «Kjo ka më së shumti rëndësi për Koncilin Ekumenik: që visari i shenjtë i doktrinës së krishterë të ruhet dhe të mësohet në formë më efikase. (…) Qëllimi kryesor i këtij Koncili, pra, nuk është diskutimi i kësaj apo asaj teme të doktrinës... Për këtë nuk nevojitej një Koncil... Është e nevojshme që kjo doktrinë e sigurt dhe e pandryshueshme, që të respektohet besnikërisht, të thellohet dhe të paraqitet në mënyrë të tillë që t’u përgjigjet kërkesave të kohës sonë» (AAS
54 [1962], 790.791-792). Kështu u shpreh Papa Gjoni XXIII në përurimin e punimeve të Koncilit”.
“Në dritën e këtyre fjalëve, kuptohet ajo që unë vetë në atë kohë kam pasur mundësinë ta përjetoj: gjatë Koncilit kishte një tërheqje prekëse në lidhje me detyrën e përbashkët për të bërë të vërtetën dhe bukurinë e fesë të shkëlqejnë në të sotmen e kohës sonë… Prandaj mendoj se gjëja më e rëndësishme, posaçërisht në një përvjetor domethënës si ky aktual, është që në të gjithë Kishën të gjallërohet ajo tërheqje pozitive, ajo dëshirë për t’ia kumtuar përsëri Krishtin njeriut bashkëkohor. Por, që kjo shtytje e brendshme nga ungjillëzimi i ri të mos mbetet vetëm diçka ideale dhe të mos pështjellohet, lypet që ajo të mbështetet mbi një bazë konkrete e të saktë, dhe ajo bazë janë dokumentet e Koncilit II të Vatikanit, në të cilat ajo ka gjetur shprehjen. Prandaj kam këmbëngulur disa herë mbi nevojën për t’iu rikthyer, le të themi kështu, «letrës» së Koncilit – pra teksteve të tij – për të gjetur aty shpirtin e tij të njëmendtë, dhe kam përsëritur se trashëgimia e vërtetë e Vatikanit II gjendet në to. Referimi ndaj dokumenteve na mbron prej skajeve të nostalgjive anakronistike e të vrapimeve përpara, dhe na lejon ta pranojmë risinë në vazhdimësi. Koncili nuk ka shpikur asgjë të re se si lëndë feje, as nuk ka dashur ta zëvendësojë atë që është e hershme. Ai është kujdesur që e njëjta fe të vazhdojë të jetohet në të sotmen, të vazhdojë të jetë një fe e gjallë në një botë në ndryshim”.
“Nëse sot Kisha propozon një Vit feje të ri dhe ungjillëzimin e ri, këtë nuk e bën për të nderuar një përvjetor, por sepse ka nevojë për të, edhe më shumë se 50 vjet më parë!”
Në këta dhjetëvjeçarë ka bërë udhë një «shkretizim» shpirtëror. Se çfarë donte të thoshte një jetë, një botë pa Hyjin, në kohën e Koncilit kjo mund të dihej tashmë prej disa faqeve tragjike të historisë, (cfr: Shqipëria në kohën e diktaturës komuniste, që kishte dekretuar vdekjen e Hyjit!!!) por tani këtë mjerisht e shohim çdo ditë përreth nesh. Është zbrazëtira që është përhapur. Por pikërisht duke nisur prej përvojës së kësaj shkretëtire, prej kësaj zbrazëtie, mund ta zbulojmë përsëri gëzimin e të besuarit në Zotin, rëndësinë e tij jetësore për ne burrat e gratë”…
Dhe në shkretëtirë nevojiten sidomos personat e fesë që, me vetë jetën e tyre, tregojnë rrugën drejt Tokës së premtuar dhe kështu e mbajnë të zgjuar shpresën. Feja e jetuar ia hap zemrën Hirit të Hyjit që çliron prej pesimizmit. Sot më shumë se kurrë të ungjillëzosh do të thotë të dëshmosh një jetë të re, të shndërruar prej Hyjit, dhe kështu të tregosh rrugën”.
Ja disa udhëzime konkrete:

“Viti i fesë ne duhet të na shërbejë që të forcohemi në fe... dhe të vazhdojmë të ungjillizojmë, duke transmetuar fenë e krishterë.” Bëhet fjalë për ungjillizim në kuptimin e përgjithshëm si aktiviteti i vazhdushëm i kishës. Me ndihmën e Shpirtit të Shenjtë, ky ungjillizim, që mund të thuhet se është i vazhdushëm, duhet të gjallërohet nga një zell i ri. Duhet të kërkojmë metoda të reja dhe forma të reja të shprehjes për t’i transmetuar njeriut bashkëkohor të vërtetën e përjetshme të Jezu Krishtit, që është gjithmonë i ri, burim i çdo risije. Vetëm një fe e qëndrueshme dhe e shëndoshë, pikërisht si ajo e martirëve, mund t’u japë jetë shumë projekteve baritore, duke e parë atë si një rrezatim të afërt dhe të largët, të fusë gjallëri jete në strukturat që tashmë janë, të ngjallë krijimtarinë baritore në lartësinë e njeriut bashkëkohor dhe t’u përgjigjet pritjeve të shoqërive të kohës” (Mons. Nikola Eterovic).
“Dy gjëra janë të rëndësishme për ne dhe për popullin e Hyjit: e para është përvetësimi edhe një herë i fesë sonë për një thellim përherë më të madh të misterit të fesë së krishterë, e dyta është vetë dëshmia e jetës që jemi të thirrur të japim...pra “një kthim të vërtetë dhe të ri tek Zoti, i vetmi Shpëtimtarë i botës” (PF,6).
Ky Viti i Fesë qoftë edhe një vit për ndërgjegjësimin e detyrës misionare të çdo të krishteri dhe të çdo Kishe lokale. Gjallëria e re e bashkësive të krishtera do t’i japë një shtysë të re edhe aktivitetit misionar të brenshëm e të jashtëm.
Duke u gjallëruar nga Shpirti i Shenjtë,
    laikët e krishterë duhet të jenë më të ndjeshëm ndaj shumë vëllezërve e motrave që, edhe pse janë pagëzuar, po largohen nga Kisha dhe nga praktikimi i krishterë.
    Ne meshtarët, rregulltarë dhe rregulltare duhet të jemi dëshmitarë të “vërtetë” të Krishtit, pra më të besueshëm për të gjithë besimtarët, dhe më domethënës për të rinjtë, të cilët, të thirrur nga Hyji për jetën meshtarake dhe rregulltare, të ndjehen të këshilluar edhe nga jeta dhe shembulli ynë. E këtu do të shtoja shtytjen për një angazhim më të madh për thirrjet e djemve dhe të vajzave.
    Të gjithë, meshtarë, rregulltarë e rregulltare dhe laikë të angazhohemi në kultivimin e kulturës së jetës, kundër vrasjeve dhe gjakmarrjeve... duke shtuar angazhimin për pajtimin e shpirtrave dhe për t’i bindur njerëzit që problemet nuk zgjidhen me dhunë dhe me armë, po me dialog, mirëkuptim, dashuri vëllazërore e pajtim.

Të dashur, Zoja e Shkodrës, “Martiret” tanë na ndihmofshin që ta jetojmë këtë Vit të Fesë me një angazhim më të madh për të thelluar përmbajtjen e fesë, për ta dëshmuar me gëzim duke qenë misionar me fjalë dhe me vepra.
HOMELIA – FESTA E ZOJES SE SHKODRES – 22.10.2012
Imzot Angelo Massafra ofm – Arqipeshkëv Metropolit i Shkodër-Pult







All the contents on this site are copyrighted ©.