2012-10-22 13:21:47

Vazhdojnë ndeshjet në Bejrut


E ndërsa Papa bën thirrje për paqe, në Bejrut vazhdojnë ndeshjet me armë ndërmjet policisë dhe grupeve të armatosura. Ndeshje ka pasur edhe në Tripoli. Gjendja pasqyron konfliktin në Sirinë fqinjë. Vërtet, në Tripoli u ndeshën sunitët, tradicionalisht kundër presidentit sirian Bashar al Asad, me alauitët, përkrahës të regjimit të Damaskut. Viktimë, një vajzë 9-vjeçare. Dje, në kryeqytet, gjatë funeralit të kreut të shërbimeve të sigurimit, vrarë në atentatin e së premtes, pati përleshje para selisë së qeverisë. Mijëra vetë kërkuan dorëheqjen e kryeministrit. Nga ana e saj, OKB-ja u bën thirrje autoriteteve të Libanit të distancohen nga ngjarjet e rajonit.







All the contents on this site are copyrighted ©.