2012-10-21 14:11:46

Mariana Kope, jetë e shkrirë për të gërbulurit e Havait


Marianna Cope, rregulltare e Urdhërit të Tretë të Shën Françeskut në Sirakuzë të SHBA, ndoqi, më 1883, shembullin e ndritur të Shën Damianit të Molokai, që kishte themeluar këtu strehën për të gërbulurit. Edhe ajo, së bashku me 6 shoqe, u shërbeu të gërbulurve deri në vdekje, më 1918. Ngriti për ta një shtëpi të vogël e një institut për t’u edukuar fëmijët, në mënyrë që të mos jetonin nën të njëjtën strehë, në përpjekjen për ta liruar Havain nga kjo plagë. E Havai i ngriti një mounument, në të cilin paraqitet duke rrokur Krishtin, e rrethuar nga të gërbulurit.







All the contents on this site are copyrighted ©.