2012-10-21 14:12:06

KateriTekakvita, Shenjtorja e parë lëkurëkuqe.


Kateri Tekakwitha të tërheq fort vëmendjen, ndërmjet shtatë shenjtorëve të rinj. Ndoshta sepse është shenjtorja e parë lëkurëkuqe. E detyruar të ikë nga fshati i saj, për shkak të fesë katolike e për të mos pranuar një martesë me shkuesi, u strehua në një fis indianësh të Kanadasë, e ndërmjet tyre mundi t’ia kushtonte gjithë jetën Jezusit. Këtë vashë, të njohur në shekull si ‘zëmbaku i irokezëve”, Gjon Pali II e zgjodhi si ikonë të Ditës Botërore të Rinisë 2002 të Torontos. Ne intervistuam atë Paolo Molinarin, postulator i Çështjes së shenjtërimit të lëkurëkuqes së parë.

Përgjigje: - Është e para indiane, që paraqitet si shembull, kjo grua e re, e cila jetoi në fshatrat indiane. Prej këndej, fakti që Kisha e shpall shenjte, është tejet i rëndësishëm për indianët e veriut të Amerikës, të Kanadasë, që vuajtën shumë në rrjedhë shekujsh nga kolonializimi, i cili ua grabiti trojet e tyre, pyjet e tyre: i bën këto fise dhe pasurinë e kulturës së tyre të njohur në mbarë botën. E kjo u vlerësua shumë që në kohët e Lumnimit, me dëshirën e Gjon Palit II. Më kujtohet sesi asokohe shumë kryetarë fisesh, të cilët i njihja, galdonin, sepse Kisha po e njihte vlerën e njërit prej tyre, e me këtë, edhe pasurinë e traditave, të kulturës së tyre, tejet të lashtë.







All the contents on this site are copyrighted ©.