2012-10-21 14:10:48

Historia e jezuitit Zhak Bertjë, martir në Madagaskar


Giacomo Berthieu, i lindur në Polminhac të Francës, më 26 nëntor 1838, vdiq martir në Ambiatibé të Madagaskarit, më 8 qershor 1896. Martiriologu Romak e përmbledh jetën e Shenjtit të ri me këto fjalë: “Shën Zhak Bertjë, meshtar i Shoqërisë së Jezusit e martir, në paqe e në luftë shkriu jetën për Ungjillin e, i dëbuar tri herë me radhë nga misionet, i rrahur me shkelma e i kërcënuar shumë herë me vdekje, sepse nuk pranonte të hiqte dorë nga Krishti, më në fund u mbyt nga urrejtja për fenë. Të pafetë, që e mbytën, ia flakën trupin në Lumnin Mananara, duke besuar se kështu po e zhduknin përgjithmonë kujtimin e misionarit. Duke i mohuar deri varrin, i siguruan nderimet e elterit!
Postulatori, atë Anton Vitver mendon se shenjti i ri mund të jetë emblemë për ungjillëzimin e ri:
Përgjigje: - Po, sepse dëshmia e tij është dëshmi e mirëfilltë feje, e sepse feja është shprehje e dashurisë për të afërmin e për Hyjin, deri në flijimin e jetës.







All the contents on this site are copyrighted ©.