2012-10-21 14:11:16

Gjon Pagëzuesi Piamarta, zemër e përkushtuar në shërbim të të rinjve


Giovanni Battista Piamarta, meshtar breshian, themelues i Kongregatës së Familjes Shenjte të Nazaretit (1900), e shkriu gjithë jetën për të rinjtë. Dashuria e meshtarit për ta arriti kulmin me krijimin e Institutit të artizanëve të rinj, kushtuar përgatitjes profesionale dhe edukatës së krishterë të mijëra të rinjve. Atë Igos Fabiano Manzillo, postulator i çështjes së shenjtërimit thekson aktualitetin e veprimtarisë së Shenjtit të ri:
Përgjigje: - Aktualitet tronditës, sepse shkoi të punojë e t’ia kushtojë gjithë jetën e edhe shenjtërinë, pikërisht të rinjve, atyre që ishin të varfër, që nuk kishin asnjë rrugë të hapur përpara vetes. Atë Piamarta, që e quajti veten ‘pikë e vogël boje në faqen e fundit të librit të artë të apostujve të bamirësisë”, thoshte: “Në se u krijon besim në vetevte më të keqit nga të rinjtë e qytetit, i ke dhënë mundësinë të bëjë mrekulli” Këtu aktualiteti: t’u krijohet të rinjve besimi në aftësitë e tyre, që janë dhuratë e Zotit!







All the contents on this site are copyrighted ©.