2012-10-21 14:01:11


Asambleja sinodale, që matet me sfidën e ugjillëzimit të ri dhe misionarët, kujtuar posaçërisht në Ditën e sotme Botërore Misionare: këto dy rrethana përkuan me kremtimin e madh, kryesuar nga Papa Benedikti XVI në Sheshin e Shën Pjetrit, rrethuar nga Etërit sinodalë. Gjatë Meshës, ndjekur nga 80 mijë vetë, Papa shpalli Shenjtorë 7 të Lumë, me gjashtë kombësi të ndryshme: katër rregulltarë e tre shekullarë. Ja emrat e tyre: Giacomo Berthieu, Pedro Calungsod, Giovanni Battista Piamarta, Maria del Monte Carmelo Sallés y Barangueras, Marianna Cope, Caterina Tekakwitha e Anna Schäffer.Në lutjen e Engjëllit të Tënzot, Benedikti XVI kujtoi Lurdën, ku lumi Gave ka përmbytur edhe Shpellën e Dukjeve të Zojës.








All the contents on this site are copyrighted ©.