2012-10-19 18:28:05

Në Sinod: Kardinali Dgjivish: për kumtimin e Ungjillit, duhen rishikuar gjuha e stili i komunikimit.


Pas shndërrimeve të mëdha shoqërore, që u vërejtën gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit të shekullit XX, ishte Gjon Pali II ai, që e përdori i pari shprehjen “ungjillëzim i ri”, duke dashur të tregojë me të misionin e Kishës në mijëvjeçarin e tretë. E kujton këtë, sot, ditën e Festës liturgjike të të Lumit Karol Vojtila, e në sa vijon Sinodi i Ipeshkvijve kushtuar pikërisht ungjillëzimit të ri, kardinali Stanislau Dgjivish:RealAudioMP3


Përgjigje: - Ne i jemi shumë mirënjohës Atit të Shenjtë, Benediktit XVI, që mendoi të rikthehej tek ideja e ungjillëzimit të ri, ide e shpallur dhe e dëshiruar nga Gjon Pali II. Qëkur ishte në Krakovi, më 1979, pati folur për ungjillëzimin e ri, sepse të krishterët ishin larguar tepër nga Krishti e nga Kisha. Duhet vënë me forcë në dukje bukuria e rëndësia e fesë, e sidomos, njeriu duhet të afrohet përsëri tek Jezu Krishti. Jam tejet i kënaqur, që ndodhem këtu, në Sinod. Është rast providencial. E nuk është kurrë vonë për të ungjillëzuar e as për të arritur në botë, në mbarë botën, jo vetëm tek të krishterët.

Pyetje: - Ç’mendoni për mënyrën e sotme të komunikimit të Kishës me të rinjtë?

Përgjigje: - Duhet rishikuar i gjithë komunikimi me botën e sotme, jo vetëm me të rinjtë, por me të gjithë. Duhet reflektuar për mënyrat e transmetimit të fesë e edhe për gjuhën, me të cilën duhet transmetuar.







All the contents on this site are copyrighted ©.