2012-10-16 17:45:11

Viti i Fesë në Kosovë rast për t’ia kumtuar Krishtin njeriut bashkëkohor


Viti i Fesë për Kisha katolike e Kosovës e filloi më 7 tetor Vitin e Fesë të shpallur nga Papa Benedikti XVI. Në festën liturgjike të Zojës Rruzare në bashkësinë famullitare kushtuar pikërisht Zojës Rruzare në Bishtazhin të Gjakovës, në praninë e Delegatit Apostolik të Selisë së Shenjtë për Kosovën, Nuncit Apostolik imzot Juliusz Janusz, ipeshkvi katolik i Vendit imzot Dodë Gjergji, i rrethuar nga kleri kosovar e shpalli solemnisht Vitin e Fesë.
Në mikrofonin e Radio Vatikanit, ipeshkvi kosovar imzot Dodë Gjergji ndale te domethënia që Viti i Fesë ka për besimtarët katolikë, të cilën Kisha i fton të thellohen në njohjen e Jezu Krishtit, Zot e Shpëtimtar dhe atë ta dëshmojnë me jetën e përditshme para shoqërisë bashkëkohore, pjesë e së cilës janë e ku ata kanë një mision e tyre, atë të qenurit krip e tokë e dritë e njerëzimit. Pra Kisha orvatet t’ia kumton Krishtin njeriut bashkëkohor.
Viti i Fesë është rast për të përshkuar përmbajtjen e mësimeve ungjillore, për të thelluar e përforcuar besimin në Zotin dhe për të zbuluar kuptimin e bukurinë e jetës në dritën e fesë. Po më hollësisht mbi Vitin e Fesë në Kosovë, të dëgjojmë imzot Dodë Gjergjin në mikrofonin e dom David Gjugjës………RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.