2012-10-16 18:01:09

Kushtet e para të jetës rregulltare të m. Judita Bala ndër murgeshat Karmelitane


Kushtet e para të jetës rregulltare të motër Judita Bala ndër murgeshat Karmelitane të bashkësisë së Nënshtatit. Në festën liturgjike të shën Terezës së Avilës, më datën 15 tetor, besimtarë të Nënshtatit e të Gurit të Zi u mblodhën përreth bashkësisë së murgeshave karmelitan për të marrë pjesë në kremtimin Eukaristik dhe në ritin e kushteve të para të motrës shqiptare karmelitane Judita Bala në jetën rregulltare pranë Motrave Karmelitane. Në homelinë e rastit, gjatë kremtimit të Meshës Shenjte, ipeshkvi i Sapës imzot Avgustini u ndal te domethënia e vlera që ka jeta rregulltare në realitetin e sotëm bashkëkohor, shenjë e një përkushtimi të veçantë ndaj Zotit e pasuri e madhe shpirtërore për bashkësinë kishtare dioqezane e atë të krishterë në përgjithësi. Po më hollësisht nga Vua-Dejës të ndjekim shërbimin e Violeta Marashit.......RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.