2012-10-13 14:50:51

Fillon Java Misionare Botërore


Fillon nesër Java Misionare Botërore, e cila do të përfundojë të dielën e ardhshme, pikërisht në Ditën e 86-të Botërore Misionare. Këtë vit, tema është e njëjtë me atë, që Papa Benedikti XVI ka zgjedhur për Ditën Botërore të Rinisë në Rio-de-Zhanejro, në vitin 2013: “Shkoni e bëni nxënës të mi të gjithë popujt”. Java organizohet nga Veprat Papnore Misionare, të cilat i ftojnë besimtarët për gjeste solidariteti, financiar e shpirtëror, ndaj 1035 dioqezave më nevojtare të planetit. Veprimtaritë e kësaj jave do të kujtojnë gjithashtu përvjetoret e ngjarjet e mëdha, që po kremton Kisha, si: hapjen e Vitit të Fesë, 50-vjetorin e Koncilit II të Vatikanit, Sinodin e përgjithshëm të Ipeshkvijve, por edhe 150-vjetorin e vdekjes së të Nderuarës Paulinë Zharikò, themeluese e Veprës për Përhapjen e Fesë, me të cilën fillon historia e Veprave Misionare, si edhe 170-vjetorin e Fëmijërisë Misionare, një nga organizmat që përbëjnë këto Vepra.







All the contents on this site are copyrighted ©.