2012-10-08 17:00:49

Shën Benedikta e Orinji-mbi-Uazë, martire


Kisha e përkujton më 8 tetor festën liturgjike të Shën Benediktës martire. Aktet, që përshkruajnë martirizimin e Shenjtores, kanë ngjyrime përrallore, të ngjashme me ato të Shën Saturninës, që kremtohet më 20 maj.
Reliket e Shën Benediktës u mbartën për herë të parë në vitin 665, pasuar nga dy mbartje të tjera, më 878 dhe 1231.
Festa, që bie sot, u shënua në Martirologun Romak nga Uzuardi, i cili e ngatërron emrin “Laon”, qytet ku jetoi Benedikta, me atë të Lionit.
Shenjtorja nuk është më e pranishme në Martirologun Romak.Reliket e Martires nderohen në Orinjì-mbi-Uazë, në dioqezën e Reimsit.







All the contents on this site are copyrighted ©.