2012-10-05 16:34:56

Myslimanët e Austrisë i kërkojnë Arabisë Saudite të lejojë ndërtimin e kishave të krishtera


Jo fjalë abstrakte për lirinë e fesë, por shenja konkrete, që hapin horizonte të reja dialogu. Një shoqatë myslimane e Vjenës, në Austri, që quhet “Nisma e myslimanëve liberalë Austri”, kërkon ndërtimin e një kishe në Arabinë Saudite, vend ku ndalohet shpallja publike e fesë së krishterë. “Ashtu si Islami në Evropë, edhe krishterimit i duhet njohur e drejta për lirinë e kultit”, shkruhet në një notë të organizatës për ambasadorin saudit në Vjenë, Mohammed al-Salloum. Kreu i shoqatës i ka kërkuar diplomatit një takim, ku të paraqesë idetë për realizimin e këtij projekti. Fakti që ndalohet shpallja publike e fesë së krishterë në Arabinë Saudite, përfaqëson dhunim të qartë të parimit të lirisë së besimit, shkruhet në notën, e botuar edhe në gazetën vatikanase “L’Osservatore Romano”.
Arabia Saudite financon masivisht ndërtimin e xhamive e të vendeve të kultit në Evropë, por nuk pranon që të krishterët të ndërtojnë kisha në territorin e vet. Që nga viti 2006, autoritetet saudite janë impenjuar t’u garantojnë besimtarëve jo myslimanë të drejtën për t’u lutur privatisht, në shtëpitë e tyre, por nuk mund ta bëjnë këtë publikisht. Gjithashtu, ndalohen kthimet nga islamizmi në krishterim.







All the contents on this site are copyrighted ©.