Me 5 tetori kalendari përkujton shën Faustinën Kovalska.
Duke shfletuar kalendarin e 5 tetorit, Kisha përkujtoi Shën Faustinën Kovalska. Sot
më 5 tetor kalendari Kishtar përkujton Shën Faustinën Kovalska, rregulltaren mistike,
me të cilën lidhet ngushtë kulti i Mëshirës Hyjnore. Faustina lindi në fillim të shekullit
të kaluar e vdiq në moshën 33 vjeçe, më 1938. Sot përshpirtëria e rregulltares, lartuar
në nderimet e elterit nga Papa Gjon Pali II, është përhapur në shumë vise të botës.
u përhap kaq shpejt një kult i tillë? Përhapja e madhe e kultit të Mëshirës
Hyjnore, që nga beatifikimi i motrës Faustina më 18 prill 1993, tek kanonizimi i saj
më 30 prill 2000, buron nga nevoja që ka çdo njeri për Mëshirën Hyjnore, sepse - siç
tha Papa Gjon Pali II - ku tjetër, përveçse në Mëshirën Hyjnore, mund të gjejnë strehë
e shpresë njeriu e bota? Ç'të reja sjell misioni i ër Faustinës në këtë kult? Misioni
i motër Faustinës na kujton të vërtetën mbi Mëshirën Hyjnore, sepse e dimë që ajo
është një e vërtetë e zbuluar në Shkrimin Shenjt, Bibël. Motër Faustina na e kujton
këtë të vërtetë në forma të reja, që i janë transmetuar nga ë Jezusi gjatë dukjeve
të tij. Kujtojmë sidomos nderimin e figurës së Mëshirës Hyjnore, që vjen nga vegimi
i 22 shkurtit 1931. Pastaj orën e Mëshirës, që ia kërkoi vetë Jezusi, lutjen që Krishti
ia mësoi motër Faustinës për t'ia drejtuar Mëshirës së tij Hyjnore. Kujtojmë, sidomos,
festën e Mëshirës Hyjnore, themeluar nga Papa Gjon Pali II gjatë kanonizimit të Motrës
Faustina, që Kisha e kremton si "E Diela e Mëshirës Hyjnore". E së kujtojmë përhapjen
e këtij kulti, që sot vijon përmes atyre që quhen "apostujt e Mëshirës Hyjnore". Pse
u vendos të ngrihej shenjtërorja e re, ajo që e shuguroi vetë Papa Gjon Pali II gjatë
shtegtimit apostolik në Poloni më 16 deri më 19 gusht 2002? Shenjtërorja e
Mëshirës Hyjnore, deri pak kohë më parë një kompleks i vogël, ishte e pamjaftueshme
për shtegtarët e shumtë që mblidhen atje nga të gjitha kontinentet. Kjo është arsyeja
kryesore e ndërtimit të shenjtërores së madhe, tempullit të Mëshirës Hyjnore. Ky tempull,
siç ka thënë Papa, është bërë qendër e rrezatimit të karizmës së Mëshirës Hyjnore
në të gjithë Kishën.