2012-10-05 16:34:42

Kenia: ipeshkvi anglikan fton të mos i përgjigjet dhunës me dhunë


Pas atentatit të së dielës së kaluar në Kenia, në një famulli anglikane, ku humbën jetën 2 fëmijë e u plagosën 6 të tjerë, kreu i Kishës Anglikane, kryeipeshkvi Eliud Uabukala u bën thirrje besimtarëve të mos i përgjigjen dhunës me dhunë. Ai i quan sulmet, akte barbare, provokime mizore, prandaj u kërkon të krishterëve që të mos bien në kurthin e atentatorëve, as me falje e as me vepra. Duhet të fitojmë mbi të keqen, duke përdorur të mirën, deklaron kryeipeshkvi, i cili nga ana tjetër, i kërkon qeverisë të gjejë e të dënojë fajtorët dhe të sigurojë qytetarët e vet, pasi nuk mjafton t’u thuash të kenë kujdes. Pas atentatit terrorist të së dielës qëndrojnë fondamentalistët somalezë al Shabaab, të cilët morën në shënjestër fëmijët, për t’iu përgjigjur aleancës ndërmjet ushtrisë somaleze dhe keniote, që u ka shkaktuar atyre humbjen e Shisimaos, qytet, që kontrollonin në Somali.







All the contents on this site are copyrighted ©.