2012-10-05 17:30:46

Filloi në Asizi, Oborri i jo besimtarëve


Të nesërmen e festës së Shën Françeskut, u hap sot në Asizi, “Oborri i jo besimtarëve”, nismë e Këshillit Papnor të Kulturës. Dy ditë dialogu ndërmjet ateistëve, jo besimtarëve dhe të krishterëve, gjatë të cilave do të konfrontohen rreth 40 ekspertë mbi temat e krizës ekonomike globale dhe të dialogut ndërfetar për paqen. Tema e këtij edicioni është “Zoti, ky i panjohur”.







All the contents on this site are copyrighted ©.