2012-10-05 16:32:54

Dom Dominik Qerimi: Viti i Fesë ftesë për të njohur mesazhin ungjillor


Benedikti XVI do të përurojë fillimin e Viti të Fesë të caktuar nga Papa me rastin e 50 vjetorit të hapjes së punimeve të Koncilit II të Vatikanit me një kremtim solemn të enjten e ardhshme më 11 tetor para Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan. Në këtë kremtim solemn papnor do të marrin pjesë kardinaj, patriarkë e kryeipeshkvij të mëdhenj të Kishave lindore katolike, ipeshkvij pjesëmarrës të Sinodanit mbi Ungjillëzimin e Ri dhe disa ipeshkvij tjerë që patën marrë pjesë në cilësinë e etërve në punimet e Koncilit Ekumenik të Vatikanit Dytë.
Ne për disa minuta duam të flasim me salezianin shqiptar dom Dominik Qerimin mbi domethënien e Vitit të Fesë për të krishterët dhe rastin që ky Vit Feje u ofron të gjithë njerëzve e posaçërisht besimtarëve për të njohur, për të rizbuluar edhe më shumë e figurën e Jezu Krishtit, për t’u qenë të vetëdijshëm për thesarin, kuptimin e bukurinë e të qenurit besimtarë të krishterë. Ta dëgjojmë bisedën.......RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.