2012-10-03 13:35:02

Delegati Apostolik i Vatikanit për Kosovën, imzot Juliusz Janosz, viziton Kosovën


Delegati Apostolik i Selisë së Shenjtë për Kosovën, Nunci Apostolik, imzot Juliusz Janosz do të vizitojë Kosovën, për të dytën herë, këtë fund jave që vjen, nga data 4 deri me 7 tetor. Pas vizitës së parë bërë Kishës katolike e Vendit, në fillim të shtatorit të vitit të kaluar, Delegati Apostolik i Vatikanit për Kosovën kthehet për vizituar përsëri Shtetin më të ri të Evropës. Kujtojmë se emërimi i kryeipeshkvit diplomat të Selisë së Shenjtë, me këtë mision në Kosovë, u bë nga Papa Benedikti XVI më datën 10 shkurt 2011. Vizita katër ditore e Delegatit Apostolik për Kosovën, imzot Juliusz Janosz, që është Nunc Apostolik në Lubjanë, i bëhet Kishës katolike të Vendit, por në program janë edhe takimet me krerët e bashkësive fetare të Kosovës, islame dhe ortodokse serbe, si dhe me autoritete të larta shtetërore. Mbi domethënien dhe programin e vizitës së Delegatit Apostolik në Kosovë, në mikrofonin e Radio Vatikanit flet Vikari i përgjithshëm i Kishës katolike të Kosovës, don Lush Gjergji.............RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.