2012-10-02 16:01:18

Aplikacion i ri i Radio Vatikanit për Iphone


Radio Vatikani ofron që sot Aplikacionin e ri të saj për Iphone. Ashtu si i mëparshmi, që u vu në dispozicion të internautëve në shtator, në platformën Android, App-i i ri ka karakter të theksuar multimedial. Mund të dëgjohen drejtpërdrejt pesë kanalet, në të cilat transmetohen të gjitha programet e radios, në 40 gjuhë të ndryshme, mund të shihen video, të shfletohen faqet tona të internetit, të ndiqen shërbime gazetareske mbi takimet e veprimtarinë ditore të Papës.
Aplikacioni është falas dhe mund të merret në ITunes, në adresën http://rv.va/iphone.







All the contents on this site are copyrighted ©.