2012-10-01 12:36:44

Të hënën, Papa kthehet nga Kastelgandolfo në Vatikan


Sot ishte e diela e fundit, që Papa e tha Lutjen e Engjëllit të Tënzot bashkë me besimtarët e mbledhur në Kastel Gandolfo. Nesër pasdite, Benedikti XVI do të kthehet nga rezidenca verore e papëve në Vatikan. Ati i Shenjtë ndodhet në zonën e Kodrave Albani pranë Romës, që nga 3 korriku. Veprimtaria e parë e Papës, përveç audiencës së përgjithshme të së mërkurës, në Sallën e Palit VI, në Vatikan, do të jetë shtegtimi i tij tek Zoja e Loretos. Tradita tregon se shtëpia e Nënës së Krishtit, ku ajo u rrit me prindërit e vet, ka ardhur mrekullisht në Loreto të Italisë, e transportuar nga engjëjt.







All the contents on this site are copyrighted ©.