2012-10-01 17:16:42

Papa: t’i lutemi Zotit për ungjillëzimin e ri në shoqërinë bashkëkohore


Ati i Shenjtë Benedikti XVI u kthye sot në Vatikan nga Kastel Gandolfo, ku kaloi periudhën verore. Për këtë muaj të tetorit, të cilin posa e filluam, Papa u kërkon besimtarëve t’i lutën Zotit “për zhvillimin dhe përparimin e ungjillëzimit të ri në Vende të lashta kristiane”. Qëllimi apo nijeti i uratës gjatë tetorit përqendrohet, pra, mbi temën së cilët i kushtohet Sinodi i ipeshkvijve që do të fillojë, të dielën më 7 tetor, me Meshën solemne të Papës në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.
Për nijetin e lutjes së tetorit, të dëgjojmë Chiara Amirante, themeluese e Komunitetit “Horizonte të Reja” e uditore (vëzhguese) në Sinodin e ardhshëm mbi ungjillëzimin e ri:..........RealAudioMP3

Mendoj që para sfidave të kësaj kohe tonë, ungjillëzimi i ri është përherë e më shumë një urgjencë dhe uroj që përmes kësaj asambleje sinodale të mund të jepet një kontribut i rëndësishëm për të nxitur në bashkësi të krishtera një impenjimi të përtërirë, për të zhvilluar në mënyrë sa më të përshtatshme misionin ungjillëzues e, edhe për të kontribuar në përgjigjet që Kisha duhet t’u jap sfidave të reja të kohës sonë, në misionin e saj ungjillëzues dhe në dialogun me njeriun bashkëkohor. Duhet të themi se njeriu bashkëkohor anon të jetoi përherë më tepër sikur Zoti të mos ekzistonte, megjithëse në realitet ekziston një etje e madhe për Zotin, një etje e madhe feje....

Duke pasur para sysh edhe sfidën që paraqet shekullarizimi për ungjillëzimin e ri, laikët janë të thirrur për një angazhim të veçantë në këtë fushë....

Mendoj që Koncili II i Vatikanit pati nxjerr në dritë faktin që të gjithë të pagëzuarit janë të thirrur të jenë ungjillëzues. S’ka dyshim se kjo nuk është detyrë që mund t’u lihet vetëm ipeshkvijve, meshtarëve. Po, edhe më parë se Koncili II i Vatikanit, është Fjala e Zotit që na kujton këtë detyrë ungjillëzimi. Është një fjali shumë e bukur e Shën Palit, në Letrën e Parë drejtuar Korintianëve, që na kujton se kumtimi i Ungjillit për ne nuk është krenari, por detyrë e, “mjerë unë po të mos e predikoja Ungjillin” (1Kor 9,16). Mendoj që sot më shumë se kurrë është nevoja që të krishterët të dinë të transmetojnë atë që Ungjilli jep si përgjigja ndaj pyetjeve të mëdha të njeriut bashkëkohor, ndaj sfidave të mëdha të shoqërisë sonë. E besoj se është më shumë se kurrë punë urgjente që kemi pikërisht ne laikët, mishërimin e mesazhit Ungjillor në jetën e përditshme dhe dëshminë e një jete të ndershme e koherente.







All the contents on this site are copyrighted ©.