2012-09-28 17:35:24

Selia e Shenjtë ratifikon Konventën e OKB-së për parandalimin dhe shtypjen e krimeve kundër diplomatëve


Një kontribut konkret e i mëtejshëm për të luftuar krimet kundër diplomatëve. Me këtë qëllim, imzot Dominik Mambertì, sekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet depozitoi për llogari të Selisë së Shenjtë, të mërkurën e kaluar, në sekretariatin e Kombeve të Bashkuara, dokumentet e ratifikimit të Konventës për parandalimin dhe shtypjen e krimeve kundër njerëzve, që gëzojnë mbrojtje ndërkombëtare, përfshirë diplomatët. Në notën zyrtare shpjegohet se Vatikani bën ç’është e mundur për nxitjen e vlerave të vëllazërimit, të drejtësisë e të paqes ndërmjet njerëzve dhe popujve dhe, kërkon respektimin e shtetit ligjor e të të drejtave të njeriut.







All the contents on this site are copyrighted ©.