2012-09-28 17:34:28

Mobilizim i Kishës në Indi për një film “që fyen fenë e krishterë”


Pas filmit blasfem kundër profetit Muhamet, ja tani një tjetër, që fyen fenë e krishterë. Filmi, i prodhuar në Indi, ka dalë në sallat kinemtografike më 28 shtator. Në të përqeshen meshtarët dhe nëpërkëmben simbolet e fesë së krishterë. Konferenca Ipeshkvnore Indiane protestoi publikisht me një notë, ku shprehet keqardhja e ipeshkvijve për mungesën e sinjalizimit nga ana e organeve kompetente, të cilat kontrollojnë çdo film për publikun. Ata kërkojnë respektin e plotë për simbolet dhe fenë e krishterë në Indi.







All the contents on this site are copyrighted ©.