2012-09-28 18:42:08

Ipeshkvi i Angoulême në vizitë “ad Limina” tek Papa: në Francë, feja po përtërihet


Vazhdon në Vatikan, vizita “ad Limina” e ipeshkvijve francezë. Ajo zhvillohet në prag të Vitit të fesë e të Sinodit për Ungjillëzimin e Ri. Dy ngjarje, të cilat duhet t’i japin hov të ri misionit të Kishës në francë, shpresojnë ipeshkvijtë. Kështu thotë në mikrofonin tonë, imzot Claude Jean Pierre Dagens, ipeshkëv i Angoulême, në Francën qendro-perëndimore:
Përsa i përket gjendjes franceze, ka aspekte të dyfishta. Ka fenomene shqetësuese, si dobësimi i institucioneve katolike, por ka edhe rilindje, sidomos në bashkëpunimin e vërtetë ndërmjet meshtarëve dhe të pagëzuarve, burra e gra të Popullit të Zotit. Pjesëmarrja e përbashkët në misionin e krishterë, bën që këta njerëz të zbulojnë të vërtetën e Kishës, jo si organizatë pak si e ndërlikuar, por si Korp i Krishtit. Papa Benedikti XVI thotë shpesh: qëllimi i Kishës nuk është Kisha në vetvete, por ne e harrojmë këtë shpesh. Qëllimi i Kishës është takimi me Krishtin.







All the contents on this site are copyrighted ©.