2012-09-27 16:44:52

Filloi treditëshi kremtimeve jubilare të 950-vjetorit të dioqezës së Sapës.


Filluan sot kremtimet treditore të Jubileut të 950-vjetorit të themelimit të dioqezës së lashtë shqiptare të Sapës 1062 - 2012. Me lutjen e Mbrëmësores kremtuar në Kishën Katedrale të së Lumes Nënë Terezë në Vau-Dejës, kryesuar nga Delegati Papnor, kardinali Santos Abril y Castelló, në bashkëkremtim me ipeshkvin vendor imzot Avgustini, me pjesëmarrje të klerit dioqezan, të rregulltarëve e rregulltareve si dhe të popullit të Zotit, bashkësia kishtare dioqezane e Sapës hapi solemnisht kremtimet Jubilare.
Ndërsa sot paradite në Tiranë, i Delegati Papnor, kardinali Santos Abril pat takime me autoritete të larta shtetërore të Shqipërisë, e pasdite hirësia e tij takoi edhe autoritetet e pushtetit vendor në Vau-Dejës. Po t’i kthehemi treditëshit të kremtimeve jubilare e nga Vau-Dejës.
Vizita e kardinali Santos Abryl y Castello në dioqezën e Sapës.
Dioqeza e Sapës, me në krye Bariun e saj, imzot Lucjan Avgustinin, falenderon
Dioqeza e Sapës, me në krye Bariun e saj, imzot Lucjan Avgustinin, falenderon Hyjin për këtë 950 vjetor të themelimit të saj dhe i është mirënjohës Atit të Shenjtë, Papës Benedikti XVI për dashurinë dhe kujdesin e shfaqur, i cili deshi që nëpërmjet të Dërguarit të tij special, kardinalit Santos Abril y Castello të jetë i pranishëm në këtë ngjarje me rëndësi për Kishën dhe popullin shqiptar. Nisur nga kjo, Dioqeza e Sapës filloi sot (27.09.2012) kremtimin e treditëshit Jubilar me rastin e 950 vjetorit. I Deleguari i Atit të Shenjtë, Hirësia e Tij, kardinal Santos Abril y Castello, ashtu siç e ka zakon shqiptari është pritur nga i zoti i shtëpisë, Shkëlqesia e Tij, imzot Lucjan Avgustini. Vizita e Kardinalit në territorin e Sapës ka filluar me një takim miqësor me autoritetet e pushtetit lokal në Bashkinë e Vau-Dejësit, ndërsa më pas i gjithë kleri dioqezan i Sapës është mbledhur në Katedralen e Lumja Nënë Tereza në Vau-Dejës ku së bashku me kardinalin Castellon dhe ipeshkëvin e tyre kanë lutur mbrëmësoren. Menjëherë pas lutjes është bërë edhe bekimi i Kuries së re Ipeshkvore të dioqezës së Sapës. Të ndjekim shërbimin e bashkëpunëtores Violeta Marashi.........RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.