2012-09-26 16:50:23

“Meshë për Evropën” në Bruksel


Të krishterët në shërbim të Evropës, duke iu referuar vazhdimisht Zotit. Kjo qe ideja në qendër të “Meshës për Evropën”, që u kremtua mbrëmë në kishën e Zojës së Sablonit në Bruksel, nga primati i Belgjikës, imzot André-Zhozef Leonard në bashkëkremtim me ipeshkvij të tjerë. Të pranishmit, ndërmjet të cilëve, edhe shumë përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Evropian, u lutën për Kontinentin e Vjetër, që ka përpara sfida të mëdha e të vështira, jo vetëm ekonomike, por edhe shoqërore, kulturore, politike dhe etike. Gjatë homelisë u kujtuan rrënjët e krishtera të Evropës dhe u kërkua impenjimi i përbashkët i besimtarëve për ta bazuar jetën në Krishtin e për ta ndërtuar shtëpinë evropiane, duke mbrojtur vlerat themelore për të mirën e të gjithëve.








All the contents on this site are copyrighted ©.