2012-09-21 17:17:45

Ndeshje me armë në kufirin Egjipt-Izrael, 4 viktima


Në kufirin ndërmjet Izraelit dhe Sinait egjiptian u zhvilluan sot ndeshje me armë, që shkaktuan 4 viktima. Ndërsa kalonte një patrullë izraelite shpërtheu një bombë, e cila u ndoq nga ndeshje me armë, në të cilat u vranë tre nga sulmuesit e një nga ushtarët izraelitë. Sipas izraelitëve, terroristët donin të hynin në Izrael për ndonjë atentat.








All the contents on this site are copyrighted ©.