2012-09-20 14:23:21

Benedikti XVI: hebrenj e të krishterë të bëhen më tepër miq, për të dëshmuar vlerat e fesë në Zotin e vetëm


Me rastin e festave hebraike të Rosh Ha-Shanah 5773 dhe Yom Kippur e Sukkot, Papa i dërgon një telegram kryerabinit hebre të Romës, Rikardo Di Senji, në të cilin i uron paqe e të mira gjithë bashkësisë hebraike të kryeqytetit italian. Benedikti XVI i lutet Zotit që ta bekojë këtë bashkësi për Vitin e saj të Ri e uron që hebrenjtë e të krishterët ta vlerësojnë gjithnjë e më shumë njëri-tjetrin e ta përforcojnë miqësinë ndërmjet tyre, për t’i dëshmuar së bashku botës, vlerat, që lindin nga adhurimi i Zotit të vetëm.







All the contents on this site are copyrighted ©.