2012-09-19 17:50:11

Italia ratifikon Konventën e Lanzarotës për pedofilinë


Senati italian miratoi njëzëri, ratifikimin e Konventës për mbrojtjen e të miturve kundër shfrytëzimit e abuzimit seksual, nënshkruar në vitin 2007 në Lanzarote të Kanarieve. Teksti, deri tani, i nënshkruar nga 41 shtete, ndër të cilat edhe Shqipëria, parashikon vendosjen e kritereve e të masave të përbashkëta për parandalimin e pedofilisë, dënimin e fajtorëve dhe mbrojtjen e viktimave. Objektiv është edhe lufta kundër pedopornografisë dhe krimeve të tjera, që gjithnjë e më shpesh, realizohen me mjetet më të sofistikuara moderne të teknologjisë e ndiqen nga njerëz jashtë vendit të prodhimit, ku bëhen abuzimet.








All the contents on this site are copyrighted ©.