Pjesa e pestë dhe e fundit e intervistës sonë me ipeshkvin ndihmës të Tiranë-Durrësit,
imzot Gjergj Frendo, mbi Vitin e Fesë. Feja është shoqe e jetës që na mundëson
të perceptojmë me vështrim përherë të ri veprat e mrekullueshme që Zoti i bënë për
ne. Feja na ndihmon t’i njohim e kuptojmë shenjat e kohëve të sotme të historisë.
Feja e impenjon çdonjëri prej nesh të bëhet shenjë e gjallë e pranisë së Krishtit
të Gjallë në botë. Feja është akt personal e njëkohësisht komunitar: është një dhuratë
e Zotit, që jetohet e përjetohen në bashkimin e bashkësinë e madhe të Kishës, e atë
duhet t’ia transmetojmë edhe botës. Çdo nismë për Vitin e Fesë ka për synim të favorizojë
rizbulimin dhe përtëritjen e dëshmisë së fesë, po ta degjojme pjesën e 5.të të bisedës
me imzot Frendon.............