2012-09-15 14:37:12

Bashkësia hebraike e Libanit


Formohet nga disa familje të lashta lokale. Është shtuar nga dy valë emigrantësh: e para, në fillim të shekullit XIX, me zanafillë magrebine dhe, e dyta, pas lindjes së shtetit të Izraelit në vitin 1948, me eksodin drejt Libanit të disa bashkësive hebraike, që vinin nga vendet arabe. Në vitin 1958 u zhvillua maksimalisht. Pas luftrave arabo-izraelite, fenomeni i emigracionit ndryshoi kah, duke shkuar drejt Izraelit. Sot, kjo bashkësi numëron disa qindra vetë.







All the contents on this site are copyrighted ©.