2012-09-14 14:07:34

Presidenti Sleiman: Libani tokë martirizimi e bashkëjetese


Libani është tokë martirizimi por edhe e bashkëjetesës ndërmjet bashkësive të ndryshme fetare, një shembull i bashkëjetesës”. Kështu tha Prsesidenti i Libanit, Michel Sleiman, në fjalimin e mirëseardhjes drejtuar Papës Benediktit XVI në ceremoninë e pritjes nè aeroportin e Bejrutit. Në fjalimin e tij, në të cilin vuri theksin edhe mbi dramën e refugjatëve palestinezë në Liban, Sleiman pohoi se “të krishterët janë të rrënjosur prej shekujsh në këtë Vend e në tërë rajonin, e do të dëshmojnë edhe në të ardhmen mesazhin e bashkëjetesës”.







All the contents on this site are copyrighted ©.