2012-09-14 15:12:09

Papa shtegtar e mik i banorëve të Libanit e të Lindjes të Mesme


Benedikti XVI mbërriti në Liban e “sot, me mendje e me zemër edhe në të gjitha Vendet e Lindjes së Mesme si shtegtar i paqes, si mik i Zotit, e mik i të gjithë banorëve të të gjitha Vendeve të rajonit, cilido qofshin përkatësia e besimi i tyre”. Kështu tha Ati i Shenjtë Benedikti XVI në fjalimin e tij në aeroportin ndërkombëtar të Bejrutit ku u prit nga Presidenti i Republikës së Libanit, Michel Sleiman e nga autoritetet civile e fetare të Vendit.
Në fjalimin e tij të parë në tokën libaneze Benedikti XVI kujtoi se udhëtimi i tij i sotëm ka “një arsye të dyfishtë”. Nga njëra anë nënvizoi “marrëdhënien e shkëlqyeshme që ekzistojnë jo vetëm tani por gjithmonë ndërmjet Libanit e Selisë së Shenjtë e do të dëshironte të kontribuonte në përforcimin e tyre”. Nga ana tjetër i mundëson Papës Ratcinger t’u dorëzon libanezëve, mesdhetarëve, e të gjitha personaliteteve politike e fetare të Libanit e të Lindjes së Mesme Nxitjen “kisha në Lindje të Mesme”, do të thotë dokumentin përfundimtar të Sinodit të ipeshkvijve për Lindjen e Mesme që u zhvillua në Vatikan në vitin 2010. Ky dokument që i “drejtohet botës mbarë – tha Papa Ratcinger gjatë fjalimit në aeroportin e Bejrutit –propozohet si tabelë marshimi për vitet e ardhshme për të gjithë të krishterët e Lindjes së Mesme”. Katolikët në Lindje të Mesme, kujtoi Papa, me “angazhimin e tyre e dëshminë e tyre janë një kontribut i çmuar dhe i pranuar e shumë i vlerësuar në jetën e përditshme të të gjithë banorëve të vendit tuaj të dashur”, tha Ati i Shenjtë.







All the contents on this site are copyrighted ©.