2012-09-14 15:10:52

Imzot Frendo: Jezusi nuk na mëson ndonjë filozofi por udhën e jetës


Në pjesën e katërt të bisedës me imzot Frendo, ipeshkvin ndihmës të Tiranë- Durrësit, mbi Vitin e Fesë, ndalemi te feja në jetën konkrete e të përditshme të njeriut, te feja si dhuratë e takimit personal me Krishtin. Feja, për të qenë e vërtet duhet të shndërrohet e të mishërohen në vepra konkrete, që dëshmojnë lidhjen tonë të ngushtë me Jezu Krishtin, Mësuesitn e Shëlbuesin Hyjnor.
Pra nuk mjafton të besosh në Zotin, duhet dashur vëllezërit e duhet të jetuar një jetë të pastër, duke ecur gjurmëve të Jezusin në udhën e kryqit. Nuk është besimtar i vërtet kush thotë se ka fe por nuk i do vëllezërit në mënyrë konkrete dhe nuk e ndjek Jezusin në udhën e kryqit: kjo është përmbledhtas ajo çka pohon imzot Gjergj Frendo në pjesën e katërt të bisedës sonë radiofonike mbi Vitin e Fesë.
Jezusi nuk ka ardhur për të na mësuar ndonjë filozofi, por për të na treguar udhën e jetës. Kjo udhë është dashuria, e cila është shprehje e fesë së vërtetë në Zotin. Nëse ndokush e do të afërmin me zemër të pastër e me bujari, do të thotë se e njeh më të vërtetë Zotin. Nëse përkundrazi ndokush thotë se beson në Zotin, por nuk i do vëllezërit, nuk është besimtar i vërtet. Zoti nuk banon në të. Shën Jakobi pohon në mënyrë të qartë: “Në qoftë se feja nuk i ka veprat, është e vdekur në vetvete” (Jak 2,17). Po ta dëgjojmë pjesën e 4-të të bisedës me ipeshkvin imzot Gjergj Frendo........RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.