2012-09-14 15:56:51

Bazilika greko-melkite e Shën Palit


Është pjesë e një kompleksi, ku përfshihet edhe seminari i madh dhe një “shtëpi shkrimtarësh”, të cilët i kushtohen studimit të teksteve të shenjta dhe përkthimit në arabisht të teksteve të magjisterit. Gjithashtu, publikojnë edhe një revistë fetare. Qendra është ngritur në vitin 1909 si seli e sapo të themeluarës “Shoqëri e Misionarëve të Shën Palit”, greko-melkite. Shumë shpjet hapet një tipografi, që u mëson zanatin të rinjve të zonës, duke u kthyer më vonë në një pol tirpografik, me mëse 40 shtypshkronja. Shoqëria fillon një veprimtari intensive edukative dhe, në vitin 1952, ngre një Institut për studimin e teologjisë dhe të filozofisë. Ndërkaq, fillon ndërtimi i Bazilikës së Shën Pjetrit e të Shën Palit (1947-1962), e cila riprodhon, në përmasa më të vogla, Bazilikën e Shën Sofisë në Stamboll. Me kupolat e saj karakteristike, ajo mund të shihet edhe nga bregdeti. I Lumi Gjon Pali II e vizitoi këtë bazilikë gjatë udhëtimit apostolik të majit 1997. Në të mund të hyjnë rreth 450 vetë.







All the contents on this site are copyrighted ©.