2012-09-13 14:33:08

Selia e Shenjtë dënon në mënyrë të prerë atentatet kundër SHBA-ve në Libi


Selia e Shenjtë shpreh në mënyrën “më të prerë dënimin” e saj ndaj “atentateve tejet të rënda, organizuar kundër përfaqësisë diplomatike të SHBA-ve në Libi, me vrasjen e vetë Ambasadorit e të funksionarëve të tjerë”: këtë nënvizon në një deklaratë, drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit, atë Federiko Lombardi. “Vërtet – njofton zëdhënësi i Selisë së Shenjtë – asgjë nuk mund të justifikojë aktivitetin e organizatave terroriste e dhunën vrastare. Së bashku me dhimbjen, pjesëmarrjen e lutjen për viktimat – përfundon atë Lombardi – rinovojmë urimin që edhe para kësaj ngjarjeje tragjike bashkësia ndërkombëtare të arrij të gjejë udhë më të mira për të vazhduar angazhimin e saj në favor të paqes në Libi e në mbarë Lindjen e Mesme”.







All the contents on this site are copyrighted ©.