2012-09-13 15:47:52

Imzot Tomasi: të krishterë, objektiv i parë i persekutimeve, ka politika antifetare edhe në Perëndim


“Kurrë më shumë se sot, analistët e mbrojtësit e të drejtave njerëzore nuk e kanë përfshirë lirinë fetare në agjendat e tyre”: kështu tha kryeipeshkvi Silvano Tomasi, Vëzhgues i përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, duke folur për “epokën e martirëve”. Imzot Tomasi foli në Konferencën Ndërkombëtare organizuar pranë Universitetit Katolikë të Amerikës në Uashington, në SHBA-së, mbi temën: “Liria fetare ndërkombëtare: imperativ për paqen dhe të mirën e përbashkët”.
“Është qartë që liria fetare tashmë është bërë temë qendrore në debatin bashkëkohor”, nënvizon imzot Tomasi, ashtu siç “nuk ka dyshim që liria fetare është ende nën presion në botë”. Të dhëna që dihen: 70% e popullsisë në botë jeton në Vende me ligje kufizuese, pra në mënyrë të kufizuar. Më shumë se 3 miliard njerëz, gati një e treta e popullsisë globale, jeton në vende ku persekutimet, viteve të fundit, janë rritur në mënyrë domethënëse: nga dhuna fizike tek dëmet materiale ndaj shtëpive e pronave fetare. E imzot Tomasi kujton atë që është e qartë para të gjithëve: të krishterët janë objektivi i parë i persektimeve. Përmend gjendjen dramatike në Nigeri, Keni, Irak e tashmë edhe në Siri, për të reflektuar pastaj edhe mbi një aspekt tjetër të veçantë: shpesh persekutimet më të këqija e më të rënda ndodhin në Vendet ku ka ligjet kalojnë si gjoja ligje që janë pikërisht në mbrojtje të fesë”, pastaj të krishterët në Vende me shumicë myslimane si edhe atje ku anëtarët e njërës prej rrymave të vet Islamit rezulton si pakicë, Vende ku pakicat fetare persekutohen si të tilla. Pra, vet ligji “bëhet vegël represioni e persekutimi për pakicat që konsiderohet si jo ortodokse apo si heretike”. Po imzot Tomasi shikon edhe gjendjen në Vende e në rrethana tjera shumë të ndryshme: ato me “demokraci liberale perëndimore” që – thotë – “në mënyrë më të sofistikuar nënshkruajnë e mbështesin një kulturë që anon ta përkufizojë e mbyll fenë në sferën private”. “Përmes sistemeve të ndryshme juridike – sqaron imzot Tomasi – shkatërrohet zanafilla e domethënies së lirisë fetare”. E vëzhguesi i përhershëm i Vatikanit e shpjegon këtë me shembuj konkret nga realiteti shoqëror në Vendet Perëndimore, nga fakti që qëndrimet antifetare si pasojë kanë një “rilexim të përkufizuar, të reduktuar” e një interpretim të vazhdueshëm të parimeve që synojnë t’i “përshtasin parimet sipas agjendës së politikës së momentit”. E citon haptazi e qartë fushat e para që prekën nga këto sjellje e qëndrime: “arsimimi, ligjet mbi familjen, shëndetësia”. Në fund, pohon se imzot Tomasi, “epoka e martirëve është akoma me ne”. Prelati kujtoi se në marsin e kaluar Këshilli i të drejtave të njeriut në OKB ka miratuar një rezolutë në të cilën mbrohet liria e fesë dhe e besimit, si dhe prononcimet tjera që janë më përparë, atë të vitit 1981 e të vitit 1986, që janë përpjekur për të kontribuar për garantimin dhe respektin e lirisë fetare në nivelin individual, kolektiv e institucional. E ripohon: të sigurosh “lirinë fetare do të thotë të garantosh një kontribut të vlerave morale pa të cilat liria e çdo njeriu është e pamundur”.







All the contents on this site are copyrighted ©.