2012-09-12 16:19:30

Pax Christi: një ditë agjërimi për paqe me rastin e udhëtimit të Papës në Liban.


Një ditë agjërimi për paqe me rastin e udhëtimit të Benediktit XVI në Liban. Kjo është ftesa e lëvizjes katolike për paqen ‘Pax Christi’, lindur në Francë në vitin 1945, njofton agjencia Sir. Nisma e lëvizjes Paxi Christi lindi në saje të propozimit që bëri atë Paolo Dall’Oglio, themelues i manastirin të krishterë në Deir Mar Musa në Siri, e Rrjeti Trupat Civile të Paqes. “Edhe një ëndërr, sado e vogël e simbolike të jetë, si dita e agjërimit – lexohet në një deklaratë të lëvizjes Pax Christi të Italisë – mund të ndihmon të jemi afër tragjedisë së Sirisë”. “Kur gjendesh para dhunës e nuk ke fjalë tjera të përshtatshme – vijon deklarata – e nuk shihen rrugëdalje nga kriza, rrezikojmë që para luftës e dhunës të humbim durimin e t’i nënshtrohemi së keqes. Nuk mund ta imagjinojmë këtë udhëtim si shumë udhëtime në vendet tjera . Prania e Papës në këtë tokë kaq shumë të munduar prej sa e sa kohëve, shpresojmë të jetë një tërheqje e vëmendjes për të gjithë e thirrje për t’i thënë përfundimisht jo dhunës. Ky agjërim i një dite dëshiron të jetë vetëm një thirrje për ndërgjegjen e çdonjërit, besimtarë e jo besimtarë”. “ Jemi të bindur – përfundon deklarata – se ka shumëçka tjetër për të bërë për paqen. Kemi provuar të bëjmë duke denoncuar biznesin e madh të armëve apo duke propozuar reflektime e gjeste konkrete të edukimit në paqe, dialog, e strategji për t’i thënë jo dhunës”.







All the contents on this site are copyrighted ©.