2012-09-11 16:02:46

Ministri Jashtëm Hoxhaj: Fundi i mbikëqyrjes flet për një Kosovë demokratike


Ministri i Jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj, sot në Prishrtinë gjatë një konference "Kaptinë e mbyllur në Ballkan", tha se, "në këtë moment përfundimi i mbikëqyrjes së pavarësisë dëshmon se Kosova nuk është më një zonë e ndjeshme dhe se vlerat e demokracisë liberale mund të prevalojnë me një përkushtim të fuqishëm të komunitetit ndërkombëtar".
Ministri i Jashtëm Hoxhaj, duke u ndalur rreth prioriteteve të Kosovës në të ardhmen, tha se ato janë, modernizimi i shtetit, bërja e Kosovës konkurruese me shtetet e rajonit dhe Evropës, përmirësimi dhe reformimi i situatës ekonomike, integrimi në institucionet euroatlantike, lëvizja pa viza për qytetarët tanë dhe studimi i fizibilitetit, adresimi i situatës në komunat veriore dhe procesi i normalizimit të raporteve me Serbinë.
"Ne mbesim plotësisht të përkushtuar që të jemi eksportues të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit duke kontribuuar aktivisht si një anëtar kredibil dhe i respektuar i komunitetit ndërkombëtar. Axhenda kryesore e institucioneve tona, së bashku me stabilitetin politik dhe zhvillimin ekonomik është anëtarësimi në Bashkimin Evropian", tha ministri kosovar Emver Hoxhaj.







All the contents on this site are copyrighted ©.