2012-09-11 14:20:55

Imzot Frendo: Viti i Fesë rast për të thelluar njohurinë tonë për Jezu Krishtin


Së shpejti, e pikërisht më 11 tetor të ardhshëm do të përurohet Viti i Fesë, shpallur nga Benedikti XVI vitin e kaluar me Letrën Apostolike ‘Porta e Fesë’. Është ftesë – pati thënë Papa në Letër – për rikthim të vërtetë kah Zoti, Shëlbuesi i vetëm i botës. Për këtë ngjarje madhore shpirtërore kishtare, përgatitjet e besimtarët e Kishave vendore kudo në botë kanë filluar prej kohësh. Kështu edhe ndër shqiptarë, siç dëshmon edhe kryedioqeza metropolite e Shkodër-Pultit, e cila këtë të shtunën e kaluar, në Asamblenë dioqezane në fillim të vitit të ri të veprimtarive ungjillëzuese e baritore, i kushtoi një vëmendje të veçantë pikërisht Vitit të Fesë. Mbi domethënien e këtij Viti të Fesë dhe atë çka Papa Benedikti XVI i kërkon Kishës katolike në mbarë botën, para klerit, rregulltareve e besimtarëve të kryedioqezës së Shkodër-Pultit, foli ipeshkvi ndihmës i Tiranë-Durrësit, imzot Gjergj Frendo. E sot pikërisht me imzot Frendon fillojmë një cikël të shkurt reflektimesh mbi Vitin e Fesë duke përshkuar letrën e Papës teolog, për t’u njohur nga afër e më shumë domethënien, vlerën shpirtërore e bukurinë e fesë së krishterë.
Në pjesën e parë të bisedës me imzot Frendo do flasim mbi kontekstin historik në të cilin po shpallet e kremtohet Viti i Fesë. Ta dëgjojmë imzot Frendon në mikrofonin e Radio Vatikanit.....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.