2012-09-09 17:43:26

Papa: Ta dëgjojmë Fjalën e Zotit për të mësuar të flasim gjuhën e dashurisë


“Shërimi” për njeriun, si në nivelin e brendshëm e po kështu edhe në atë të jashtëm, do të thotë “hapje ndaj të tjerëve e ndaj botës, që, duke u nisur nga pamja – dëgjimi, e përfshinë në njeriun e tërë dhe jetën”: më në fund mund të “komunikohet në mënyrë të re”. Kështu tha Papa duke komentuar pjesën e Ungjillit të kësaj së diele, të 23-të gjatë vitit të liturgjisë kishtare, nga shën Marku, që flet për shërbimin e një shurdhmemeci, në udhën ndërmjet Tirit e Sidonit. Kështu u shpreh Ati i Shenjtë Benedikti XVI në fjalën e tij mbajtur para lutjes së Engjëllit të Tënzot në mesditë në Kastel Gandolfo.
“Të gjithë e dimë që bbyllja e njeriut, izolimi i tij, nuk varët vetëm nga organet shqisore : ekziston edhe mbyllja e brendshme, që prek thellësinë e njeriut, atë të cilën Bibla e quan ‘zemër’. E Jezusi ka ardhur për ta ‘hapur’ pikërisht zemrën, për ta liruar, për ta bërë njeriun të aftë të jetojë më të vërtetë në thellësi e plotësi marrëdhënien e tij me Zotin e me të tjerët”.
Shërimi i shurdhmemecit, qe për të hapje ndaj të tjerëve e ndaj botës, një çelje që, duke u nisur nga shqisa e dëgjimit dhe e fjalës, e përfshiu tërë qenien e tij dhe jetën e tij: tashmë më në fund mund të komunikonte e prandaj të relacionohej në një mënyrë të re”, tha akoma në vijoi Ati i Shenjtë Jozef Ratcinger gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot, kremtuar në oborrin e Pallatit Apostolik në Kastel Gandolfo, “
Pjesa e Ungjillit të kësaj së diele, vuri në pah Papa Ratcinger, na dorëzon “këtë fjalë të vogël, ‘effat’ – ‘çelu’, që nè vetvete përmbledh tërë misionin e Jezu Krishtit. Ai, kujtoi Benedikti XI, “është bërë njeri në mënyrë që njeriu, që u bë i shurdhët në brendësi e memec nga mëkati, të bëhet i aftë për ta dëgjuar zërin e Zotit, zërin e Dashurisë që i flet zemrës së tij, e kështu të mësojë edhe ai të flasë gjuhën e dashurisë, të komunikojë me Zotin e me të tjerët”.
“Për këtë arsye – nënvizoi me forcë Papa teolog – fjalët e gjestet e ‘ effatà ‘ janë vendosur në Ritin e Pagëzimit, si një ndër shenjat që tregojnë domethënien: prifti, duke prekur gojën e veshët e posa pagëzuarit thotë: Effatà, duke u lutur që sa më parë të mund ta dëgjojë Fjalën e Zotit e ta rrëfejë fenë në Hyjin”. “Përmes Pagëzimit njeriun fillon të marrë frymë me Shpirtin Shenjt, atë që Jezusi e pati kërkuar nga Ati Qiellor me psherëtimë të thellë, për ta shëruar shurdhmemecin”.
Nga shërimi i shurdhmemecit në Ungjillin e kësaj së diele na drejtohet thirrja të lirohemi nga mëkati që na bënë të verbër e memec.







All the contents on this site are copyrighted ©.